
Kristal Abazaj është ende në përpjekje për të gjetur një ekip të ri. Anderlehti po përgatit një tjetër formulë huazimi për sulmuesin shqiptar, ndërsa më parë e dërgoi te Osijeku.
“Supersport” raporton se Abazaj do të shkoj te Tirana, por kartonin do e zotëroj ende gjiganti belg. Mbetet të shihet nëse do të ketë zyrtarizim, por shkëlqimi i sulmuesit ka ardhur pikërisht në Superiore, atje ku do të ishte protagonisti kryesor me Luftëtarin. /Shqiperia.ch/