Manchester United ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0 ndaj Chelseat falë golit të Rashford. Ky i fundit e ka tundur rrjetën pas ekzekutimit të penalltisë.
Menjëherë ka nisur edhe festimi me shenjën e shqiponjës ose të zogut, por që pritet të sqarohet më mirë në fundin e ndeshjes nga vetë protagonist. Diferencimi është se në rastin e zogut, gishtat janë të bashkuara dhe simbolika është për rritjen në lartësitë e mëdha.
Në “Twitter” shumë prej tifozëve kanë ngritur pyetje se çfarë e lidh Rashfordin me shqiponjën e Shqipërisë, ndërkohë që është një festim krejtësisht i ri nga sulmuesi i Junajtid. /Shqiperia.ch/