You are here
Home > Futboll Bota > Skandaloze/ Shqiptarët nuk pranojnë të luhet me ta, e dëshmon ndeshja me Milanin në “Fadil Vokrri”

Skandaloze/ Shqiptarët nuk pranojnë të luhet me ta, e dëshmon ndeshja me Milanin në “Fadil Vokrri”

Milani është duke u ndeshur me Feronikelin në “Fadil Vokrri”, në një ndeshje historike. Për herë të parë një nga ekipet më të njohura në Europë dhe që ka histori të jashtëzakonshme, zbret në Kosovë.

E kush nuk e dëshironte që të ishte në stadium? Por, ‘’loja e pistë” që u bë nga ana e organizatorëve ndaj tifozëve shqiptarë, ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit. Stadiumi është parë thuajse i boshatisur, në një takim që kurrsesi nuk duhej të ishte i tillë.

Madje edhe më paradoksale është fakti se më shumë tifozë janë mbledhur para hotelit “Swiss Diamand” ku kuqezinjtë po qëndronin, sesa brenda stadiumit. Për të vazhduar më tej, një numër i konsiderueshëm i atyre pak të pranishmëve janë pjesë e disa grupimeve të tifozëve, pra jo sportdashës të thjeshtë dhe të paaorganizuar.

Këtu duhet të kujtojmë faktin se kur biletat dolën në shitje fillimisht, më e lira kushtonte 35 euro. Vërtet një shifër e lartë duke parë rrogat që janë në trevat tona, megjithëse do të uleshin disi në ditët e fundit. Një pamje e keqe edhe për miqtë të cilët prisnin shumë tifozë në stadium për t’i parë më nga afër, por sigurisht që faji i tifozëve mund të quhet i fundit që bie për këtë skandal. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top