
Një pritje madhështore është bërë për Milanin nga tifozët shqiptarë në Kosovë. Pikërisht ashtu siç pritej, pasi kuqezinjtë vijnë për herë të parë në Prishtinë. Një numër i madh tifozësh janë grumbulluar para hotelit “Swiss Diamond”, për të pritur ekipin italian.
Madje situata ka arritur deri aty, aqsa një tifoze i ka puthur duart Giggi Donarumës. Disa prej tyre do të merrnin edhe autografe nga futbollistët e njohur në Europë, që kanë marrë edhe kënaqësinë e pritjes heroike. /Shqiperia.ch/