Oumar Toured Camara ka përfunduar në ekipin e Kukësit si huazim, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Besëlidhja. Sipas ritualit të vjetër, futbollistët e rinjë duhet t’ia marrin këngës në grumbullim.
Futbollisti afrikan me gjuhën shqipe që dëgjohet çuditërisht në mënyrë vërtet shumë të pastër, ka kënduar “Shqipëri o nëna ime”. Kjo ka sjellë entuziazmin e lojtarëve të tjerë të Kukësit, që janë grumbulluar në Maqedoni për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/