Nëse nuk do të ishte e vërtetë, atëherë padyshim që do të ishte një shpëtim i madh për imazhin e klubit. Por fatkeqësisht faktet flasin ndryshe, se gjëndja te Feronikeli po prek fundin me gjithë kuptimin e fjalës.
Ekipi shqiptar që u shpall kampion në Kosovë gjatë sezonit të shkuar, do të luajë ndaj Milanit në ditën e nesërme në “Fadil Vokrri”. Në sipërfaqe duket gjithçka e bukur, por në brëndësi është tmerrësisht e shëmtuar. Një reagim skandal vjen nga “Shkolla e Futbollit “Feronikeli”-Drenas”, atje ku u kërkohen tutat fëmijëve që janë pjesë e akademisë, pasi nuk i kanë në numrin e duhur për ndeshjen me Milanin.
Madje për më tepër vendimi nuk lihet në dëshirën e këtyre fëmijëve, për t’i dorëzuar ose jo. “Na duhen patjetër, jau kthejmë prapë vetëm se na duhen për ndeshjen Feronikeli-Milan.” Vetëm pak ditë më parë kishte dalë edhe lajmi se në këtë skuadër kanë probleme të mëdha me pagesat e prapambetura. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/