
Arisi po ndeshet në transfertë ndaj Moldes, në takimin e vlefshëm për “Europa League”. Në shifrat 3-0, mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha, ka mbajtur shiritin e kapitenit për 4 minuta.
Pas daljes me karton të kuq të Velez, lojtari kuqezi ishte kapiteni i Arisit. Megjithatë ky nderim i trajnerit nuk do të zgjaste shumë, pasi vetëm 4 minuta më vonë zgjodhi që ta zëvendësonte nga fusha e lojës. /Shqiperia.ch/