Naftëtari, për ndokënd prej tifozëve të rinjë mund të jetë edhe një emër i padëgjuar në futbollin shqiptar. Por ata që e kanë ndjekur prej vitesh sportin në vendin tonë, padyshim që flasin për një skuadër që asokohe ka bërë jehonë.
Shumë prej futbollistëve të formuar në atë vend, shkonin në klubet elitare të Shqipërisë. Por në vitet e fundit investimet kanë qënë të pakëta, ndërsa të rinjtë e kanë pasur akoma edhe më të vështirë për të gjetur hapësira në vazhdimin e këtij sporti.
Në listën e publikuar nga ana e FSHF-së për dy takimet miqësore që Shqipëria U-18 do të luajë ndaj Rumanisë, shihet edhe mbrojtësi 17-vjeçar, Adreino Cerriku. Në qytetin e Kuçovës e cilësojnë si një nga talentet më të mira që kanë në skuadër, aqsa shumë herë ka qënë edhe pjesë e ekipit të parë, duke qënë i rëndësishëm dhe aktivizuar si titullar.
Duke parë moshën e këtij futbollisti dhe hapat e bëra në kaq pak kohë, padyshim që vlera e tij është mëse e kuptueshme. Një nxitje më e madhe për vazhdimësi vjen edhe nga trajneri Olsi Uku, që po arrin rezultate fantastike me të rinjtë e kuqezinjve. Më poshtë mund të shihni edhe gjithë listën e plotë: