You are here
Home > Futboll Bota > 24 orë përpara mbylljes së merkatos, Ajeti përfundon te West Ham në “Premier League”

24 orë përpara mbylljes së merkatos, Ajeti përfundon te West Ham në “Premier League”

Në Angli do të mbyllet nesër në orën 18:00 merkato për transferimet e lojtarëve. Nisur nga ky fakt, të gjitha skuadrat janë duke luftuar për të mbyllur edhe lëvizjet e fundit brenda kohës.

Mediat zvicerane e kanë quajtur të mbyllur arritjen e marrëveshjes për Albian Ajeti. Vëllai i mbrojtësi të Kombëtares, Arlindit, do të largohet nga Bazeli për shifrën që megjithë bonuset arrin në 13 milionë euro.

Padyshim që kjo mund të quhet një sfidë e madhe për këtë sulmues, pasi futbolli anglez të konsumon shumë në anën fizike. Sa i përket West Ham, kjo skuadër luan në “Premier League” dhe si objektiv ka që të arrijë në zonën e Europës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top