
Gjithmonë jemi mësuar që te Werder Bremeni të kemi realizime kryevepra dhe nga distanca, sa i përket sulmuesit shqiptar, Milot Rashicës. Por në stërvitjen e fundit që është realizuar në ekipin gjerman, lojtari i Kosovës ka treguar se është i kompletuar.
Ai ka arritur të shënojë edhe me kokë, që nuk është “arma” e tij më e fortë. “Tani Raketa shënon edhe me kokë”, shkruan faqja zyrtare e Werder Bremenit, si për të treguar përmirësimet e sulmuesit kuqezi në të gjitha aspektet e lojës. /Shqiperia.ch/
Jetzt trifft „Rocket“ auch noch per Kopf 🤩🚀 #Werder | @milotrashica pic.twitter.com/7xVZhan96L
— SV Werder Bremen (@werderbremen) August 7, 2019