You are here
Home > Futboll Bota > Luftoi një sezon për Levanten, Armando Sadikun e nxjerrin edhe nga stërvitja në Spanjë

Luftoi një sezon për Levanten, Armando Sadikun e nxjerrin edhe nga stërvitja në Spanjë

Situata ka ndryshuar rrënjësisht për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Sadikun. Megjithë luftoi një sezon të gjithin për të fituar besimin e Levantes, lojtari kuqezi nuk ia ka dalë edhe me dëmtimin e pësuar.

Madje edhe kur do të kalonte te Lugano, Sadiku e shprehte hapur se do të përpiqte të linte gjurmë, vetëm për të marrë besimin e spanjollëve. Kjo nuk ka ndodhur dhe sulmuesi kuqezi duhet të bëj gati valixhet për t’u larguar në një ekip tjetër.

Trajneri Lopez ia ka bërë të qartë prej kohësh se lojtari i Kombëtares nuk e ka një vend në skuadër. Së fundmi është raportuar se Sadiku, Ivi, Luna dhe Pricic nuk po stërviten më me skuadrën pasi nuk quhen pjesë e grupit sipas trajnerit. Ata e bëjnë këtë gjë veçmas dhe për të qënë në formën e duhur fizike. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top