
PAOK ka surprizuar në listën e lojtarëve që publikoi pak para takimit me Ajaksin. Trajneri Ferrera përjashtoi Ergys Kaçen dhe Enea Mihajn, duke i hequr te 20 futbollistët e grumbulluar.
Të gjithë prisnin që legjionarë e Kombëtares të ishin të grumbulluar, pasi shkëlqyen në fazën përgatitore. Në përballjen e sotme rezultati u fiksua në shifrat 2-2 dhe Ajaksi është më pranë kualifikimit. Hirushja e sezonit të kaluar në Champions League nuk mund të hiqet kaq lehtë nga ky turne… /Shqiperia.ch/