
Fiorentina ka huazuar dy nga talentet e saj, Erald Laktin dhe Marko Melin, te Gubbio në Serie C. Debutimi ka ardhur i menjëhershëm dhe kjo ka ndodhur në Kupën e Italisë. Mesfushori shqiptar ka qënë nga minuta e parë në fushën e lojës.
Ai ka bindur me performancën e treguar, duke bërë diferencën me karakteristikat e tij. Nga ana tjetër, Marko Meli ka hyrë në pjesën e dytë, atje ku do të arrinte të tundte rrjetën për të thelluar shifrat që përfunduan me rezultatin 6-0. /Shqiperia.ch/