Një trajner sllav ka marrë drejtimin e Feronikelit, ekipit që fitoi titullin kampion në Kosovë gjatë sezonit të shkuar. Bëhet fjalë për Dejan Vukiçeviç, i lindur në Malin e Zi dhe që ka luajtur me ekipin e Partizanit të Beogradit.
Këtë zyrtarizim të ri nuk kishin sesi ta prisnin mirë tifozat e ekipit shqiptar, që kanë reaguar të irrituar. Nëpërmjet komenteve në “Facebook”, sportdashësit i sygjerojnë drejtuesave të klubit që Vukiçeviç që të shoh shtatoren e Fehmi Lladrovcit, për të kujtuar luftën heroike të Drenicës ndaj ish regjimit dhe okupatorit serb. /Shqiperia.ch/