You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E papritur/ Kalçeto i mbyll karrierën 30-vjeç, Mazrekaj fajëson veten dhe “var këpucët në gozhdë”

E papritur/ Kalçeto i mbyll karrierën 30-vjeç, Mazrekaj fajëson veten dhe “var këpucët në gozhdë”

Mentor Mazrekaj e ka mbyllur karrierën në një moment të papritur dhe në mënyrën që nuk e kishte imagjinuar më herët. Sulmuesi nga Kosova ka kaluar një periudhë të artë te Partizani, duke qënë një nga futbollistët më të mirë te të kuqtë.

Por fakti që në shumë raste luante kalçeto dhe nuk përmbushte profesionalizmin e duhur, bëri që Mazrekaj të kalonte te Prishtina. E njëjta histori do të vijonte edhe në Kosovë, duke mos i rezistuar dot aspak tundimit të kalçetos.

Një aventurë për pak kohë në Norvegji dhe rikthimi sërish në Kosovë, atje ku luante me 2 Korrikun. Një vendim i papritur ka ardhur nga Mazrekaj, që duke fajësuar veten për mungesën e profesionalizmit ka “varur këpucët në gozhdë” që në moshën 30-vjeçare.

“Miqtë e mi sot kam marrë vendimin më të vështirë deri tani në jetën time, kam vendosur mos të luaj më futboll. Mos profesionalizimi i duhur, gabimet e shumta në karrierë si edhe lëndimet më shtynë që të marrë këtë vendim. I falenderoj të gjithë ata që ju ka pëlqyer loja ime dhe janë argëtuar. I falenderoj edhe ata që nuk iu ka pëlqyer loja ime. Me respekt ju falenderoj për çdo emocion që kemi kaluar së bashku”, shkruan Mazrekaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top