
Frederik Veseli nuk dëshironte që të luante në Serinë B dhe ka mbërritur edhe transferimi i fundit sa i përket legjionarëve shqiptarë. Vetë trajneri i ekipit të Deizlisporit, Yucel Idliz, ka konfirmuar se marrëveshja ka marrë trajtën përfundimtare me lojtarin kuqezi.
Në këtë javë pritet edhe hedhja e firmës që është vetëm një procedurë formale. Flasim pikërisht për lojtarin që u formua në Angli dhe te të rinjtë ka luajtur edhe me yje si Pogba, pasi ka qënë pjesë e Manchester United, por edhe e rivalëve të tyre të përjetshëm, Manchester City.
Falë eksperiencës së kaluar te Lugano në Zvicër do të vinte edhe ftesa e Kombëtares në Europian, që e ndihmoi Veselin për të kaluar te Empoli në Serinë A. /Shqiperia.ch/