You are here
Home > Kryefaqja > “Raketa e Shqipërisë” gjen shijen e golit, Roshi i jep fitoren Akhmatit

“Raketa e Shqipërisë” gjen shijen e golit, Roshi i jep fitoren Akhmatit

Kishte më tepër se 1 vit pa shënuar tek Akhmat Grozny. Një periudhë i dëmtuar dhe një pjesë tjetër gjendje jo e mirë fizike e tij, bëri që Odise Roshi të harronte shijen e rrjetës. Me fillim e sezonit të ri në Rusi duket se raketa “Roshi” është riaktivizuar. Sulmesi i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë vendimtar në fitoren e sotme me rezultatin 2-1 si vendas. Skuadra Akhmat luajti javën e katërt në kampionat dhe regjistroi fitoren e dytë pas dy humbjeve rradhazi.

Sulmesi fierak hyri si zvendësues në fillimin e pjesës së parë. Bernard Berisha i la vendin bashkëkombasit duke qenë dhe një ogur i mbarë për të dhe skuadrën. Në minutën e 70′ Roshi vulosi gjithçka me një gol fantastik. Akhmati ndodhet në vendin e nëntë me vetëm 6 pikë ndonëse rruga e gjatë e kampionatit sapo ka nisur. Odise Roshi tashmë gëzon gjendje të mirë fizike. Mbetet vetëm që sulmesi të rikthehet te rruga e rrjetës jo vetëm në Rusi por edhe në kualifikueset e Europianit me fanellën kuq e zi./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top