Torino do të përballet ndaj Shakhtjor Soligorskit në turin e tretë të Europa League. Përballja e parë do të jetë në datën 8 gusht, ndërsa mediat italiane kanë nisur të zbulojnë edhe skuadrën bjelloruese.
Kur flitet për yllin dhe lojtarin që duhet t’i frikësohet më tepër Torino, atëherë ndalen vetëm te sulmuesi shqiptar, Elis Bakaj. “Toronews” e cilëson pikërisht këtë futbollist si më të rrezikshmin, që mund t’i hap gjithmonë telashe rivalëve.
“Nëse kjo skuadër e ka yllin e saj, atëherë quhet Elis Bakaj. Ky futbollist shqiptar i skuadrës bjelloruese përdoret në shumë raste si trekuartist, por në shumë raste shihet edhe si sulmuesi i dytë dhe në krahë. Hapat e parë i ka nisur nga Partizanit dhe Tirana. Është lojtari më teknikë dhe ka eksperiencën e duhur për këtë skuadër. Këtë vut arriti që të shënonte 6 gola në 13 ndeshjet e kampionatit”, raporton media italiane. /Shqiperia.ch/