
Një nisje fantastike e aventurës së re për Bekim Balajn, që debutoi me gol në takimin ndaj Wolfsberger. Sulmuesi i Sturm Grazit e gjeti rrjetën e parë duke i dhënë fitoren me rezultatin 0-1 skuadrës së tij.
“Një nisje vërtet shumë e mirë për Balajn”, ka thënë trajneri Nestor El Maestro pas ndeshjes. Por cili është sekreti? Hamdi Salihi!
“Spox” thekson faktin se sulmuesi kuqezi ka marrë një ndihmë të madhe nga Hamdi Salihi, për t’u përshtatur sa më lehtë në futbollin kroat. Rezultatet e para do të vinin menjëherë, madje që në debutim.
“Unë e njoh Hamdi Salihin, ai më dha shumë informacion, shënoi shumë gola këtu dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë”, ka thënë Balaj. /Shqiperia.ch/