
Totenhemi është futur seriozisht në garë për të marrë Elseid Hysaj dhe kjo nisur nga situatat e fundit. Tripieri u shit për te Atletiko Madridi, ndërsa Foyth u dëmtua në ndeshjen me Bajernin.
Gjithashtu edhe Walker-Peters nuk i ka bindur drejtuesit e klubit, që tashmë nuk e kanë një mbrojtës krahu të djathtë. Hysaj është rikthyer sërish si kandidati kryesor, por në Angli nuk do të jetë terreni i shtruar.
Sipas asaj që raporton “Hitc” dhe e bazuar në reagimet e tifozëve të Totenhemit në “Twitter”, mbrojtësi shkodran nuk preferohet. “Ju kërkoni ta zëvendësoni Tripier…me një Tripier shqiptar?”, ishte pikëpyetja e ngritur nga shumë prej tyre. Madje sygjerime të reja vijnë nga sportdashësit që kërkonin lojtarin e Nices, Youcef Atal, përpara Hysajt. /Shqiperia.ch/