
Emiliano Bullari është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme me të rinjtë e Olimpiakosit. Së fundmi lojtari kuqezi arriti që të shënonte në përballjen ndaj Notingham Forestit U-23 në miqësore, në atë humbje me rezultatin 2-1.
Më parë talenti shqiptar kishte shënuar edhe ndaj Evertonit U-23, duke treguar të gjitha vlerat e tij. Flasim pikërisht për lojtarin që Greqia bëri gjithçka për t’ia marrë Shqipërisë, por ia arritur dot. /Shqiperia.ch/