
Riza Durmishi është një tjetër futbollist shqiptar që pati mbështetjen e drejtorit sportiv më të mirë në Seria A, Igli Tares. Legjenda e Kombëtares do ta afronte te ekipi kryeqytetas, duke i dhënë një mundësi të madhe për karrierën e tij.
Futbollisti nga Tetova ka kontratë deri në vitin 2023 te skuadra e Lacios. Megjithatë pritet largimi i tij, pasi nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme. Beshiktashi ka hyrë seriozisht në garë për të marrë shërbimet e këtij lojtari, duke ofruar 2.5 milionë euro.
Nga ana tjetër Lacio kërkon të paktën 4 milionë euro për të shitur Durmishin, ndërsa në orët në vazhdim pritet që arrihet edhe një gjuhë e përbashkët. /Shqiperia.ch/