
Lacio arriti të fitonte një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Bournemouth, atje ku u shënuan 7 gola. Në rezultatin 3-4, lacialët dhuruan një paraqitje të bukur vetëm në pjesën e krijimit të aksioneve, pasi prapavija linte shumë për të dëshiruar.
Thomas Strakosha u rikthye nga minuta e parë me ekipin e Inzagit, pas dëmtimit të gjatë që e la jashtë fushës së blertë. Në tre golat e pësuar ndaj skuadrës angleze, vetëm në rastin e realizimit të dytë mund të quhet paksa fajtor.
I relaksuar në mënyrë të tepërt teksa krosimi hyri në zonë, ndërsa qëndrimi i gardianit kuqezi ishte statik, duke qëndruar në mes të një dalje dhe qëndrimi në portë. Kështu kundërshtari e kishte të lehtë të shtynte topin i vetëm drejt rrjetës, ndërsa hedhja e Strakoshës në fund nuk do të shërbente për asgjë. /Shqiperia.ch/