
Kleandro Lleshi do të huazohet për një sezon te skuadra e Fuenlabradas, që ndodhet në ligën e dytë spanjolle. Kartoni i këtij talenti zotërohet nga skuadra e Leganesit, që aktualisht kishte pak hapësira.
Këtë aventurë të re për futbollistin e Shqipërisë e ka bekuar edhe vetë legjenda e futbollit brazilian, Roberto Karlos. Nëpërmjet një video urimi, ky i fundit i uron fatin e duhur Kleandro Lleshit që të arrij të dëshmojë vlerat që zotëron.
Padyshim që flitet për një nga talentet më premtues te kuqezinjtë, që përfaqëson ngjyrat tona me Shqipërinë U-21. /Shqiperia.ch/
Muchas gracias por tu felicitación @oficialrc3 !🙏🏻😍 Ya es el tiempo de contaros que este año voy a estar cedido en @cffuenlabrada ! Con muchas ganas y con mucho ilusión para poder ayudar mi equipo! Muchísimas gracias @cdleganes y @cffuenlabrada por la confianza! pic.twitter.com/jjSZkYvUyA
— Kleandro Lleshi (@kleandro_lleshi) August 2, 2019