
Në Lacion e mbushur me shqiptarë prej kohësh, sapo Igli Tare arriti të merrte postin e drejtorit sportiv, ishte momenti që edhe djali i tij të futej te të rinjtë e kësaj skuadre. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane së fundmi, një surprizë e madhe ka ardhur tek U-17 e kryeqytetasve.
Etienne Tare, djali i Igli Tares që ka lindur në vitin 2003, është përforcimi më i fundit i trajnerit Menichini. Ngjashmëria e madhe me legjendën nuk është vetëm në tiparet fizike, që normalisht do të ishin të tilla, por edhe në stilin e lojës.
Të paktën kjo është ajo që theksojnë mediat fqinje, ndërsa edhe Etienne Tare preferon të luajë në qendër të sulmit dhe pranë portës kundërshtare. /Shqiperia.ch/