Një takim shumë i veçantë ishte për një gazetar shqiptar ajo përballje miqësore e Chelseat ndaj Salzburgut. Jo gjithmonë ndodh që të ndjekësh nga stadiumi një ekip europian të zemrës që e ke parë gjithmonë nga televizori.
Por përtej kësaj, gazetari Granit Tërstena kishte edhe një komunikim të shkurtër me asistentin e trajnerit Lampard te Chelsea që nuk ka ngurruar ta shpërndaj në “Twitter”. “Hej Giroud”, ishte kjo mënyra sesi Jody Morris e ka thirrur gazetarin shqiptar, nisur nga ngjashmëria e madhe që kishin me njëri-tjetrin.
Për ta nisur që me formën e mjekrës, flokëve dhe pamjes së jashtme në tërësi, ndoshta nuk do të kuptohej edhe nga vetë të pranishmit në stadium sikur Tërstena të kishte marrë fanellën e sulmuesit francez dhe të futej në fushë. /Shqiperia.ch/
The moment when Jody Morris, Chelsea’s first team assistant coach called me “Hey Giroud”…😅✌#cfc @morriskid pic.twitter.com/G8xLsy5PEy
— Granit Tërstena🗞 (@terstenagranit) July 31, 2019