WWE vazhdon të jetë një nga krijimet televizive më të shitura dhe shikuara të momentit. Një aktrim i nivelit më të lartë, pasi gjithçka që supozohet të ndodh në ring nuk ka vërtetësi dhe është e gjitha e inskenuar me skenar të mirfilltë.
Por vetëm disa orë më parë ka bërë xhiron e momentit kur Rei Misterios i kanë hequr maskën pas ndeshjes, në atë përballje ndaj Andrade. Rei Misterio është një personazh që ka fituar gjithë simpatinë e publikut, ndërsa si gjënë më të shenjtë kishte maksimin e tij.
Shumë të rralla ishin mundësitë kur shihej fytyra e këtij njeriu, me dëshirën e madhe të publikut që një gjë e tillë të ndodhte në më tepër raste. Megjithatë kjo duhet të vinte me vetë vendimin e Rei Misterios dhe jo duke u tallur nga kundërshtari, siç ndodhi me Andraden. Reagimi ka qënë vërtet i ashpër, ndërsa fytyra e këtij “sportisti” është parë në miliona shikues. /Shqiperia.ch/