Gara e Gjermanisë ka dhuruar surpriza të mëdha me “Formula 1” në ditën e djeshme. Kështu nga 5 pilotët e parë që e nisin në këto pozicione garën, do të mbijetonte vetëm Verstapen, që arriti të fitonte edhe vendin udhëheqës.
Të gjithë të tjerët kanë përfunduar jashtë objektivave, ndërsa Vetel arriti në vendin e dytë, megjithëse u nis nga i fundit. Ndërkohë një nga pit stopet më të dështuara të karrierës ka përjetuar Hamilton, që duhet të fajësoj skuaderin e tij për mënyrën sesi ia hoqën fitoren nga dora.
Piloti në fjalë nuk rezistoi dot me gomat për mot të thatë, duke e dëmtuar menjëherë makinën e tij pasi kishte dalë nga bosket. Kampioni i botës u rikthye sërish në pit stop, por skuderia u gjet e papërgatitur dhe mori pafundësisht sekonda për të gjetur dhe dalluar gomat e Hamilton nga ato të Botas, por edhe për të ndërruar pjesën e përparme të makinës. Padyshim që në kushte të tilla piloti i Mercedes kishte kohë edhe të kthente një kafe… /Shqiperia.ch/
Após o despiste de Hamilton, o tempo imesno do pitstop, para asa e mais. A equipa não estava preparada. @518mc pic.twitter.com/NpNferM3Fl
— RTP Mundial de F1 (@f1rtp) July 28, 2019