
Sulmuesi i Shqipërisë U-21, Aristidi Kolaj, arriti që të shënonte dy gola në takimin e zhvilluar me ekipin e parë të Sasuolos ndaj Mezzanas. Ndoshta rivali i përkiste një kalibri të dobët, por e rëndësishme është që lojtari kuqezi e shfrytëzoi shansin e tij.
Kjo ka sjellë edhe vlerësime e para nga mediat në Itali, të cilat shprehen se sulmuesi po mendohet t’i bashkohet skuadrës së parë në Seria A. Deri në këto moment Kolaj ka luajtur me të rinjtë e Sasuolos: “Një ndeshje shumë e mirë nga lojtari i U-21 të Shqipërisë dhe që po e bën klubin që ta mbaj si një alternativë të mundshme në ekipin e parë për Serinë A. Po hyn shumë mirë në mekanizmat e skuadrës dhe po e shfrytëzon në maksimum mundësinë e dhënë nga trajneri De Zerbi”, shkruhet në median italiane. /Shqiperia.ch/