Fenerbaçe nuk ndalet sa i përket futbollistëve që kërkon të transferoj në merkaton e verës, madje duke i marrë ata edhe për shifra shumë të vogla. Në pjesën e sulmit klubi i njohur turk ka goditur me dy transferime, duke marrë Vedat Muriqin nga Rizespori dhe Max Kruse nga Werder Bremeni.
Si për t’i hapur edhe më shumë punë sulmuesit shqiptar, Fenerbaçe kërkon Dany Welbeck nga Arsenali. Sipas asaj që raportojnë mediat turke oferta është bërë për shifrën e 4 milionë eurove, e cila është e përafërt me 3.5 milionë eurot që sollën Muriqi te Trabzonspori. /Shqiperia.ch/