
Granit Xhaka vazhdon të luajë në nivelet më të larta, ndërsa formën e mirë po vazhdon ta tregojë edhe në përgatitoret që po zhvillohen gjatë këtyre kohëve. Një magji e vërtetë ishte pasimi që mesfushori me origjinë shqiptare do të jepte ndaj Realit të Madridit.
I ardhur nga zona e Arsenalit, topi perfekt i programuar si në “Play Station” do e nxirrte Nkeitah përballë Kortuas. Pavarësisht se do të mbetej vetëm një rast i shpërdoruar, për t’u përgëzuar ishte padyshim mënyra e pasimit të Granit Xhakës, që nxorri huq gjithë mbrojtjen e Realit të Madridit dhe nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar për të bërë daljen nga zona e tij. /Shqiperia.ch/