
Gentian Selmani është portieri i së ardhmes te Shqipëria. Padyshim që mund të cilësohet edhe një nga prodhimet më të mira të futbollit shqiptar.
Në ditët e fundit gardiani kuqezi ka firmosur me Menemesporin në ligën e dytë të Turqisë. Një postim prekës ka ardhur nga vetë Selmani që i falenderon të gjithë te Laçi për eksperiencën e kaluar, deri të punëtorët e fushës. /Shqiperia.ch/
Përshëndetje te gjithëve.
Dua t’ju njoftoj qe aventurës time të mrekullueshme te ekipi i Laçit i erdhi fundi. Kam kaluar 4 sezone te mrekullueshme ne këtë klub. I jam mirënjohës dhe e falënderoj presidentin Pashk Laska, i cili ishte i pari qe besoi te unë ne moshën 17 vjeçare duke me dhënë mundësinë te mbroja portën e ekipit.
Falenderoj zv.presidentin @kleolaska , drejtorat Naim Halili dhe @dario.pali. Falenderoj shume te gjithë trajnerët duke filluar nga i pari Armando Cungu, Stavri Nica, Marcelo Troisi, Ylber Zani, Bledar Sinella, Gentian Mezani, Saimir Gjetani, Besnik Prenga, Artan Mergjyshi, Migen Memelli @klevis_hima dhe se fundmi Prof. Sulejman Staroven.
Falenderoj te gjithë trajnerët e portierëve me te cilët kam punuar ne klub; Kastriot Ramen, Astrit Nallbanin, dhe profe @kujtim_shtama.
Një falënderim për punëtorët e klubit, nga shoferi dhe punëtorët e fushës deri tek i fundit. Ju jam mirënjohës për gjithçka.
FALEMINDERIT
Gjithashtu nuk mund te le pa falënderuar te gjithë bashklojtaret qe kam luajtur gjatë këtyre 4 viteve. Ishte krenari te luftoja krah jush. Keni qen djem te mrekullueshëm dhe s’do t’ju harroj kurrë.
Kemi derdh djers, gjak kemi dhen maksimumin për këtë fanellë, kemi pas momentet tona te vështira por gjithmonë kemi ditur t’ja dalim, duke pas suksese ne kampionat dhe Europa League qe askush nuk i kishte menduar.
Keni qen familja ime e dytë dhe jam krenar qe isha pjesë e juaja. Ju uroj gjithë te mirat dhe ishalla kampion, do vazhdoj ti ndjek ndeshjet dhe do jem tifozi juaj nr 1.
Suksese
Gjithashtu një Falenderim i veçantë shkon edhe për tifozët dhe qytetaret e Laçit.
Keni qen një mbështetje e madhe dhe një motivim i madh sidomos @ultras_divas540
Kam dhen gjithmonë maksimumin për sa kohë kam qenë pjesë e ekipit shpresoj t’ju kem ber krenar me sukseset e arritura.
Ju faleminderit