You are here
Home > Kombëtarja > Me Islandën rrezikohet të mos luhet në “Arenën Kombëtare”, pengohet për arsyen qesharake

Me Islandën rrezikohet të mos luhet në “Arenën Kombëtare”, pengohet për arsyen qesharake

Stadiumi “Arena Kombëtare” është duke shkuar drejt fundit, ndërsa pritet që në 15 gusht të nis edhe vendosja e stolave, pas shtrimit të tapetit.

Pra teorikisht është gjithçka gati që përballja ndaj Islandës në shtator të luhet në kryeqytet. Por si gjithmonë politika është ajo që punon kundër interesit të shqiptarëve.

UEFA ka paralajmëruar se lincencimi i stadiumit nuk mund të mbyllet pa u bërë sheshi para saj. E varur nga Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, “Ora News” raporton se ende nuk është bërë tenderi për rregullimin e sheshit. Koha nuk premton dhe kuqezinjtë rrezikojnë të luajnë sërish në “Elbasan Arena”. Situata është qesharake, pasi falë “dhuratës” nga politika mund të mos luajmë në shtëpinë e re, megjithëse ajo është gati. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top