You are here
Home > Futboll Bota > Futbollin dhe patriotizmin e kanë në gjak, nipi i Taulant Seferit ka një shans prove te Barcelona

Futbollin dhe patriotizmin e kanë në gjak, nipi i Taulant Seferit ka një shans prove te Barcelona

Futbolli në familjen Seferi duket se e ka nisur prej kohësh traditën e tij, për të vazhduar në kontributin edhe në emër të Shqipërisë. Taulant Seferi njihet nga të gjithë tifozët shqiptarë, si lojtar i jashtëzakonshëm me mënyrën që paraqitet në fushën e blertë, por edhe si një patriot i madh.

Këtu flasim për njeriun që la Maqedoninë e Veriut, megjithëse këta të fundit i besuan që në moshën 17-vjeçare në Kombëtaren A, vetëm për ta mbajtur. Madje në këtë aspekt do të thyente edhe rekordin e vetë legjendës Pandev.

Së fundmi nga kjo familja është Kenan Idrizi, nipi i Taulant Seferit, djaloshi që duhet mbajtur shënim. I rritur në akademinë e Young Boys, Idrizi ka shfaqur aftësi dalluese dhe që kanë spikatur lehtësisht. Kjo ka bërë që Barcelona t’i jap një shans me organizimin që po bëhet në Lugano të Zvicrës. Nëse Idrizi do të arrij të bind drejtuesit që përfaqësojnë katalanasit në atë grumbullim, atëherë do të kalojë menjëherë te shkolla e Barcelonës. Deri në këto momente vlerësimet janë pozitive dhe pritet që pranimi të zyrtarizohet pas pak ditësh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top