You are here
Home > Futboll Bota > Lakti luan edhe kundër Benfikës, Fiorentina nuk e përjeton vetëm si humbje në miqësore

Lakti luan edhe kundër Benfikës, Fiorentina nuk e përjeton vetëm si humbje në miqësore

Fiorentina ka humbur në miqësoren e djeshme ndaj Benfikës me rezultatin 1-2. Një tjetër takim ku trajneri Montela ka aktivizuar mesfushorin shqiptar, Erald Lakti.

Futbollisti kuqezi u aktivizua në minutën e 77, duke përjetuar një humbje që shkoi paksa përtej miqësores. Të paktën kjo dukej nga reagimet e lojtarëve italianë që u dëshpëruan, pasi u mundën në mënyrë paksa të pamerituar.

Skuadra e Serisë A ishte më e rrezikshme me sulmet dhe shpërdoroi pafundësisht raste, duke i shkuar shumë pranë fitores. Por në sekondat e fundit një pasiguri në prapavijë do të sillte edhe golin e dytë të Benfikës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top