Milot Rashica ka postuar në rrjetet sociale këpucët e reja sportive, të cilat do t’i përdor gjatë sezonit të ardhshëm. Të tipit “Nike”, por ajo që ka më shumë rëndësi është paraqitja e jashtme e tyre.
Sulmuesi i dardanasve nuk ka harruar që te këpucët të bashkoj flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë, për të treguar edhe njëherë natyrën patriotike. Në kampionatin e shkuar do të ishte pikërisht ky futbollist si më i përmenduri nga shqiptarët, pasi te Werderi arrinte të shënonte thuajse në çdo ndeshje të madhe. /Shqiperia.ch/