Nuk është një yll dhe futbollist që rrëmben menjëherë dashurinë e tifozëve, por Elbasan Rashani është gjithmonë jetik për ekipin kur luan në fushën e lojës. Në këtë mënyrë i rezultoi edhe Kosovës, teksa shënonte në minutat e fundit në atë përballje ndaj Bullgarisë e mbyllur në shifrat 2-3.
Sipas asaj që raportojnë mediat sportive në Angli, Fulhami është hedhur në garë për Rashanin. Ky futbollist është pjesë e planit për të ringritur ekipin anglez drejt “Premier League”. Një interesim paksa i papritur ky, ndërsa sulmuesi shqiptar luan me Odd Ballklub në Norvegji dhe nuk përfundon shpesh në zërat mediatik për interesime të tilla. /Shqiperia.ch/