Duhet të jenë vetëm miqësore përgatitore këto takime që po zhvillohen në këto kohë për skuadrat e kampionateve elitare, por jo gjithmonë rezulton kështu. Ajo e djeshmja mes Liverpulit dhe Seviljës, ka kaluar në plan të dytë rezultatin.
Të gjithë vëmendjen e ka marrë ndërhyrja horror që i ka bërë lojtari i spanjollëve, Gnagon, talentit të Liverpulit, Larouci. Ky i fundit nuk po e ndalte lojën dhe vazhdoi sulmin ndërsa një futbollist i Sevijës ishte i shtrirë në tokë, kur hasi ndërhyrjen e rëndë të Gnagnon.
E menjëhershme në këmbën e 18-vjeçarit dhe pa asnjë qëllim për të gjetur topin. Një ndërhyrje e frikshme dhe dyshimet e para janë se këmba e Larouci mund të ketë pësuar një tronditje shumë të rëndë, për ta larguar për një kohë të konsiderueshme nga fusha e blertë. /Shqiperia.ch/