Bersant Celina vazhdon të dhurojë magji edhe në miqësore sa i përket ekipit të Swansea. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar një tjetër kryevepër në fitoren ndaj Exter City, e cila përfundoi me fitoren 1-3.
Faktikisht lojtari shqiptar ishte autori i një dopiete, por për t’u veçuar ishte realizimi i parë i tij. Me një distancë nga 25 metra dhe me goditjen e dënimit, Celina ka arritur të tund rrjetën falë saktësisë perfekte, ndërsa një prej shokëve të ekipit ka vendosur duart në kokë. Nuk është hera e parë që ky futbollist arrin të realizojë në këtë mënyrë, pasi më parë e ka bërë të mundur edhe në “Championship”. /Shqiperia.ch/
Bersant Celina POTY 2019/20. pic.twitter.com/ICZrLca7FX
— . (@Swxnsea) July 20, 2019