Një debutim fantastik ka ardhur edhe për Festim Alideman, që ashtu si Vedat Muriqi, arriti të shënonte dy gola në takimin e parë të zhvilluar me Slaven Belupon. Për shkak të një problem me dokumentat, futbollisti shqiptar u paraqit me skuadrën e dytë dhe në miqësoren ndaj Zalaegerszeg, i tregoi të gjithë aftësitë e tij.
Ndërkohë prezantimi me skuadrën kroate kishte ardhur vetëm pak ditë më parë. Flasim pikërisht për Alideman, njeriun që jetën e ka kaluar në bazë të një skenari filmi. Ai humbi gjithë familjarët e tij pasi po shkonin me makinë në një dasëm, atje ku duhej të gjendej edhe vetë futbollisti, por që u largua për shkak të një angazhimi me futbollin. Vetëm vëllai i vogël arriti t’i shpëtonte atij aksidenti automobilistik, me dhimbjen e madhe që për Alideman u kthye në forcë. /Shqiperia.ch/