Kone do të ishte heroi i përrallës së bukur të Gziras, e cila doli nga çdo parashikim dhe eliminoi Hajdukun e Splitit duke fituar me rezultatin 1-3. Futbollisti në fjalë ka luajtur më parë me Feronikelin, megjithëse do e largonin duke e konsideruar si të tepërt.
Madje do të ishte vetë trajneri Zekirija Ramadani, i cili asokohe do të shprehej: “Kone nuk është në nivelin e duhur fizik dhe psikologjik, ka rënie të madhe. Këtu mund të kemi ndikuar paksa edhe ne, megjithëse rivaliteti te Feronikeli është i madh”, do të shprehej Ramadani, që më pas do të shijonte në televizor dy super golat e Kones ndaj Hajdukut. /Shqiperia.ch/