“Arena Kombëtare” është gjithmonë e më shumë gati për të mirëpritur Kombëtaren, ndërsa punimet janë thuajse duke shkuar drejt fundit. Pamje të fundit vijnë nga “Shqipstadium” që tregon gjendjen e shtëpisë së re që po ndërtohet në kryeqytet.
Sipas të gjitha gjasave gjithçka do të jetë gati në 10 shtator për ndeshjen me Islandën, por është ende herët për t’i dhënë formën e prerë. Në pamje shihet qartë se skelat janë duke u hequr nga tribuna, ndërsa pritet dhe nisja e mbjelljes së barit në fushë. /Shqiperia.ch/