Ivan Balliu u largua papritur nga Metzi vetëm një ditë pas u shpall kampion në kategorinë e dytë franceze, ndërsa në sezonin e ardhshëm do të luante përballë yjeve si Nejmar dhe Mbape. Një vendim disi i çuditshëm, ndërsa mungonin prej kohësh edhe lajmet mbi merkaton e mbrojtësit shqiptar.
Tashmë është prestigjozja spanjolle “AS” që zbulon gjendjen e Balliut. Ky i fundit kërkohet nga shumë skuadra të La Ligas si Valladolid, Leganes dhe Espanjol. Të treja këto ekipe luajnë në elitën e futbollit spanjoll dhe kjo do të ishte një eksperiencë e re dhe e parezistueshme për lojtarin që është formuar në akademinë e Barcelonës. Por nuk duhet harruar se nga Anglia vjen edhe një ofertë e West Brom Albion, që luan në “Championship” dhe dëshiron shërbimet e Balliut. /Shqiperia.ch/