Lirim Kastrati zhvilloi një sezon me dy fytyra në Kroaci, ndërsa në gjysmën e parë ishte lojtari më i mirë i Lokomotivës së Zagrebit, për të kaluar disi në harresë në tjetrën. Gjithsesi vlerat dhe potenciali i këtij futbollisti mbetet i madh.
Një prej golave që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ishte sprinti i madh që ka bërë Kastrati nga gjysmëfusha, për të kujtuar disi edhe magjitë e Mbapes. Së fundmi është “Gazeta Sheshi” që shkruan se dy oferta zyrtare kanë mbërritur në klubin kroat për të marrë shërbimet e sulmuesit të Kosovës.
Fillimisht është ekipi ku aktivizohet edhe Arbër Zeneli, Reimsi në “Ligue 1” që jep 1.5 milionë euro për të marrë Kastratin. Nëse kjo marrëveshje do të arrihej, atëherë francezët do të kishin krahët e sulmit të tyre si të Kosovës. Nga ana tjetër nuk duhet harruar edhe oferta e Beshiktashit që është më tunduese, pasi ofrohen 3 milionë euro. /Shqiperia.ch/
Lirim Kastrati
Gördüğüm en Mbappe ikinci futbolcu. Birincisi Mbappe’nin kendisi zaten.
99 doğumlu Kosovalı oyuncu Lokomotiva Zagreb formasıyla bu sezon Hırvatistan Ligi’nin altından girip üstünden çıkıyor. 12 maçta 7 gol 2 asisti var.
İzleyelim. Haaddi canımm diyeceksiniz.. pic.twitter.com/LCLyFem2vA
— Balkan Football (@Balkan_Footy) November 5, 2018