Partizani është eliminuar nga Karabaku në Champions League, duke humbur me rezultatin 2-0. Një paraqitje dinjitoze e lojtarëve të drejtuar nga Lerda, që tani do të kalojnë në turin e dytë të Europa League.
Sipas shortit i është rezervuar përballja me Sherif Tiraspol, që dje u eliminua nga Tbilisi. Tashmë do të rikthehet në Shqipëri për të luajtur edhe Liridon Latifi, pasi është pjesë e kampionëve të Moldavisë. /Shqiperia.ch/