Jeta për Festim Alidemën i ngjan tmerrësisht shumë një historie të filmit dramatik. Arsyeja që sot ky njeri është gjallë, ka ardhur vetëm falë futbollit. Në vitin 2017 një ftesë për dasmë kishte mbërritur në shtëpinë e lojtarit që luante për Vllazninë e fshtatit Pozhoran.
Familja e kishte pranuar ftesën e dasmës, ndërsa Festimi nuk mundej të shkonte për shkak se duhej të luante futboll dhe nuk e gjeti zgjidhjen për t’u liruar në ato kohë. Makina e familjes së tij ku i ndodhej babai, mamaja, vëllai, por edhe xhaxhai së bashku me gruan, pësoi një aksident të rëndë.
Atje mbijetoi vetëm një person, që ishte edhe vëllai më i vogël i Festimit dhe gjithë të tjerët ndërruan jetë. Disa ditë më vonë ky futbollist do të shënonte dhe shkoi menjëherë te tribuna i përlotur për t’ia dedikuar golin vëllai të tij që i shpëtoi asaj tragjedie të rëndë.
E tillë është ndërtuar edhe jeta, që ndonjëherë për të dhënë, duhet fillimisht që të marrë. Në rastin e Festim Alidemas padyshim ishte në masë të papërballueshme ajo që i mori, pasi i duhej të bënte pa prindërit e tij. Dhimbja u kthye në forcë, ndërsa së fundmi sulmuesi 21-vjeçar ka firmosur për Slaven Belupo në Kroaci, duke qënë vetëm një hap larg suksesit të madh në Europë. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/