
Anxhelo Ndrecka është futbollisti më i ri i Lacios, ndërsa më parë ka qënë pjesë e të rinjëve të Kievos. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, mbrojtësi shqiptar ka kryer testet mjekësore gjatë ditës së djeshme.
Tashmë shuhen edhe dyshimet se ku do të përfundojë talenti i Shqipërisë U-21. Fillimisht do të vijë grumbullimi me ekipin e parë, atje ku do ta shoh më nga afër Simeone Inzagi. Plani fillestar është që Ndrecka t’i bashkohet të rinjëve të Lacios më pas, që të fitojë eksperiencën e duhur dhe të rritet më tepër. Por shansi i është dhënë dhe tashmë vendimi është i gjithi për t’u marrë nga trajneri Inzagi. /Shqiperia.ch/