TNS ka arritur të kaloj në turin e dytë të “Champions League”, pasi fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Feronikelit. Ky triumf u shijua më së tepërmi nga tifozët e uellsianëve, që gjetën parajsën në Kosovë.
Një mikëpritje e madhe iu realizua nga tifozët e Feronikelit, megjithëse në takimin e parë nuk ishte e njëjta situatë. Flamuri i Serbisë ishte varur në pjesën qendrore të stadiumit për të provokuar lojtarët e Feronikelit, ndërsa asnjë simbol përfaqësues i ndonjë shteti tjetër nuk gjendej aty pranë.
Pra e gjitha kjo ishte e qëllimshme, por shqiptarët dinë gjithmonë si të mikpresin. Njëri prej tifozëve të TNS ka shkruar në Tëitter për kohën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”: “Njërëzit në Prishtinë dhe tifozët e Feronikelit ishin të pabesueshëm. Të sjellshëm, mikpritës dhe të këndshëm pavarësisht humbjes. Udhëtimi i ndryshon perceptimet dhe futbolli bashkon njerëzit”, shkruan Lee Ruscoe.
Një histori e ditur kjo tashmë, me shqiptarët që gjithmonë dinë sesi ta mikpresin të huajin, pavarësisht sesa e meriton një gjë të tillë, por në fund do të marrim kritikat nga Europa për sjellje të gabuar. /Shqiperia.ch/
@KF_Feronikeli_1 team, fans and the Pristina people we met were unbelievable. Respectful, welcoming and above all gracious in defeat. Talk about travel changing perceptions and Football bringing people together! A special night for all involved @tnsfc #Classacts #Kosovo #Roadtrip pic.twitter.com/q3bSe0K5NV
— Lee Ruscoe (@Modric23) July 17, 2019