You are here
Home > Kryefaqja > Mes dy zjarreve, kundërshtari i Feronikelit në “Europa League” pas eliminimit nga TNS

Mes dy zjarreve, kundërshtari i Feronikelit në “Europa League” pas eliminimit nga TNS

Feronikeli dështoi për kalimin në turin e dytë të “Champions League”, duke humbur me rezultatin 0-1 përballë TNS. Kjo ka mjaftuar që skuadra shqiptare të dali nga ky turne, ndërsa tani do të jetë pjesë e “Europa League” në turin e dytë.

Saktësisht duhet të pritet deri në orën 22:00 për të mësuar rivalin e rradhës në Europë, por bëhet fjalë për humbësin e çiftit Sutjeska-Sllovan Bratislava. Takimi i parë mes tyre përfundoi 1-1, me ekipin nga Kosova që ndodhet mes dy zjarreve. Kjo pasi Sllovan Brastislava njihet për nivelin e saj dhe futbollistët që i zotëron në një kualitet më të lartë.

Nga ana tjetër, Sutjeska ishte kampione në Malin e Zi dhe në një përballje të mundshme me Feronikelin, politika do të hynte edhe njëherë në mënyrë të shëmtuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top