Në “Fadil Vokrri” vendasit e Feronikelit kanë dështuar në përpjekjen e fundit për një hap më tej në Champions League. Skuadra e drejtuar nga Ramadani humbi ndeshjen e kthimit 0-1 ndaj uellsjanëve të TNS. Në ishull Feronikelli barazoi 2-2 duke lënë të hapur mundësinë e një kualifikim me rezultat minimal. Por fati nuk është treguar aq miqësor sa pritej. Goli për miqtë u shënua pas 67′ minutave lojë, ndërsa vendasit nuk mundët të shkonin në barazim. Rezultati 1-1 do të kalonte Feronikellin më tutje, por skuadra shqiptare u dorëzua para një goli të vetëm. Gjithçka e mbyllur në “Fadil Vokrri” me një Feronikel që surprizoi në kampionat duke u shpallur kampion. Por në Champions, eksperienca flet ndryshe. Të njejtën situatë tregoi edhe Shkëndija në përballjen ndaj Kaljusë, megjithëse shiheshin si favoritët kryesor. /Shqiperia.ch/